VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

CATHERINE ASHTON FLET PËR MARRËDHËNIET ZVICËR-BE
"Zvicra ka marrë një drejtim të veçantë," ka thënë Ashton

E Martë, 02.11.2014, 10:56am (GMT1)



Voal-online - Për votën e së dielës është shprehur për herë të parë numri një i diplomacisë evropiane Catherine Ashton. "Zvicra ka marrë një drejtim të veçantë," ka thënë Ashton.

"Nga një perspektivë evropiane nuk është një drejtim i lehtë. Komisioni gjithsesi është gati të nisë tratativat politike mbi të ashtuquajturën marrëveshje istitucionale me qëllim që ligjet helvetike të shkojnë drejt sintonisë me ato evropiane". "Qeveria e Bernës saktesoi më tej tashmë ka një mandat negociues mbi këtë remë."

Të mërkurën, nesër, 28 vendet e BE do të vendosin për t'ia dhënë një mandat të tillë edhe Komisionit, pavarësisht votës helvetike.

Ndërkaq dje është saktësuar pozicioni i BE ndaj Konfederatës: Zvicrës mund t'i mohohet pranimi në programin e kërkimit shkencor "Horizont 2020", ku përfiton financime në masën 80 miliardë euro.

Skenari u shpalos nga një zyrtar i lartë i Komisionit të BE. Vendimtar, në këtë kuptim, do të jetë pozicioni i Zvicrües ndaj zgjerimit të qarkullimit të lirë ndaj Kroacisë, e cila u bë anëtare e BE në korrik.

Porta të mbyllura ndoshta edhe për programin "Erasmus plus", që rregullon lëvizshmërinë studentëve. Këto dy projekte nuk mund të funksionojnë pa qarkullimin e lirë të njerëzve.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.