VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Italia nuk e ka Zvicrën në listën e zezë
E Enjte, 11.05.2009, 10:33pm (GMT1)

 

Voal-online Zvicra i ka të gjitha interesat ta nënshkruajë me Italinë një marrëveshje për tatimin e dyfishtë, por vë si kusht që të mos jetë e kriminalizuar nga autoritetet italiane. Kjo është në sintezë çfarë ia ka bërë të ditur ministërja e Ekonomisë Doris Leuthard ministrit të zhvillimit ekonomik Claudio Scajola gjatë takimit aq të pritur në Romë.

"Zvicra nuk është një parajsë tatimore ka thënë këshilltarja federale ajo ka dalë nga lista gri e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik të Evropës dhe prandaj duhet të dalë nga "˜lista e zetë e Italisë'.

 

"Është e drejtë ka shtuar   që qeveria italina dëshiron të vendosë ligjshmëri të kapitaleve, por mbi metodat e saj për ta arritur këtë qëllim opinionet e dy vendeve ndahen."

Gjatë bisedimeve është nënvizuar pastaj vullneti i të dyja palëve për të "rritur bashkëpunimin ekonomiko-tregtar dhe për ta vazhduar dialogun për të kapërcyer vështirësitë e shfaqura javët e fundit".


Ndërkaq, përkrah  task-forces federale të krijuar nga ministri i Financave Hans-Rudolph Merz, e të asaj të krijuar nga tiçinezi Renzo Respini, do të jetë krijuar edhe një grup pune në Insubria, përkatësisht në territoret italiane që kufizohen me Zvicrën.

 

Është përmendur fakti se Italia është partneri i tretë i Zvicrës në nivel global dhe i dyti në kuadrin e BE-së. Ndërshkëmbimi tregtar midis dy vendeve ka qenë 25,7 miliardë euro, investimet italiane në Konfederatë shkojnë në 225 milionë euro, ndërsa Zvicra është vendi i gjashtë investues në Itali.

(http://info.rsi.ch/home)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.