VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DIDIER BURKHALTER PËR VOTËN E SË DIELËS - 'NUK ËSHTË FUNDI I BOTËS'

E Mërkurë, 02.12.2014, 11:18am (GMT1)



Voal-online - Didier Burkhalter ka takuar dje, të martën, përfaqësuesit e komisionit të politikës së jashtme të Këshillit Nacional për të analizuar votën 'po' të popullit zviceran ndaj nismës së SVP kundër emigracionit në masë. Sipas presidentit të Konfederatës, "nuk është fundi i botës, por situata është objetkivisht e vështirë".

"Takimi ishte rast për të analizuar marrëdhëniet e Zvicrës me Bashkimin Evropian, për t'i diskutuat pasojat e mundshme të votës dhe për të identifikuar pikat e mundshme të aksionit", ka deklaruar Burkhalter duke folur para gazetarëve. Mes çështjeve të trajtuara, ka thënë këshilltari federal, figurojnë në mënyrë të veçantë: "kërkimi i një forme ligjore që e bën të zbatueshme nismën dhe ruan qarkullimin e lirë me BE-në".

"Jemi përballë një sfide të madhe," ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, sipas të cilit: "janë në vijim takime jozyrtare në nivel diplomatik për t'iu shpjeguar rezultatin e konsultimeve partnerëve tanë evropian; kjo na mundëson të përcaktojmë më mirë se a ekzistojnë hapësira të manovrës për negociata të ardhshme". SDA/ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.