VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

“Sonntagsblick” - ZVICERANËT DUAN TË RUHEN MARRËVESHJET EKZISTUESE ME BASHKIMIN EVROPIAN
74% e të intervistuarve është kundër prishjes së këtyre marrëveshjeve, 54% nuk duan që Blocher të jetë në diskutimet me Brukselin

E Djelë, 02.16.2014, 06:14pm (GMT1)


Voal-online - Populli zviceran iu jep shumë rëndësi marrëveshjeve ekzistuese me Bashkimin Evropian (BE) pavarësisht "po"- së të cilën e dha të dielën e shkuar kundër emigracionit në masë. Kështu del nga një sondazh i publikuar nga gazeta e të dielave "SonntagsBlick".

Në mënyrë të veçantë, 74% e të pyeturve është kundër prishjes së marrëveshjeve nga ana e Zvicrës. 19% është në favor e 7% nuk është shprehu. Ndaj pyetje se Christoph Blocher a duhet të negociojë në Bruksel, 41% është në favor e 54% janë kundër. Sa për dhënien e një posti qeveritar të dytë ndaj SVP (Partisë Popullore Zvicerane) në Këshillin Federal, 46% thonë po, 44% jo e 10% nuk janë shprehur.

Në fund, të pyetur se kush të largohet nga qeveria nëse i jepet një post i dytë SVP-së, 37,5% janë përgjigjur se ai duhet të jetë Johann Schneider-Ammann (FDP), 19% Eveline Widmer-Schlumpf (PBD) e 12% socialistja Simonetta Sommaruga.

Sondazhi i realizuar nga Instituti Isopublic, është zhvilluar ndërmjet 12 e 14 shkurtit e ka përfshirë 1'002 persone, ekskluzivisht në Zvicrën gjermane dhe në Romandi. SDA/ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.