VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AVIONI ETIOPIAN ULET NË GJENEVË - ARRESTOHET PIRATI I AJRIT
Shëndosh e mirë të gjithë udhëtarët, të cilët sot vinin nga Adis Abeba për në Romë

E Hënë, 02.17.2014, 07:49am (GMT1)



Një avion i Ethiopian Airlines në fazën e nisjes për fluturim në Addis Abeba


Voal-online - Një avion i kompanisë Ethiopian Airlines, që kryente lidhjen mes Adis Abebës e Romës, është marrë pend dhe është drejtuar për në aeroportin e Gjenevës, ku ka aterruar pa krijuar as problemin më të vogël.

Pirati i ajrit është arrestuar nga policia e aeroportit Cointrin, ka bërë të ditur zëdhënësi Bertrand Stämpfli.

Të gjithë udhëtarët e avionit kanë dalë shëndosh e mirë. Autoritetet aeroportuale kanë parashikuar një konferencë shtypi për të dhënë hollësi rreth ngjarjes në orët e ardhshme. SDA/ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.