VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Të huajt: për shumicën e zviceranëve nuk janë shumë

E Djelë, 11.08.2009, 09:48am (GMT1)


Voal-online Është zbutur qendrimi i skeptikëve në raport me të huajt në Zvicër. Sipas një ankete 53,7% të pyeturve mendojnë se numri të huajve në Zvicër që ka arritur në 22% se nuk është "shumë i lartë". Po sipas sondazhit me të njëjtën temë, pra analog, të kryer gjithnjë nga Isopublic më 1998, pra 11 vjet më parë, 52,3% mendonte  se kuota e 19% e të huajve që ishte asaj kohe, qe "tepër e lartë", ndërsa vetëm 44,1% asaj kohe, mendonte ndryshe.


 
Po t'i hedhim një sy më të hollësishëm këtij sondazhi del se 51% e zviceranëve nga pjesa gjermanofone mbeten më skeptikët, ku 51% prej tyre mendojnë se 22% e të huajve janë "shumë", ndërsa në Zvicerën italiane vetëm 39 % ndajnë të njëjtin opinion me ta, ndërsa në atë franceze 31% janë pjesa skeptike.


Shumica e pjesës gjermanofone mendon se politika zvicerane ndaj azilkërkuesave është "shumë e dobët" (49%), për 42% është "në rregull", ndërsa 8% mendojnë se është "shumë e ashpër". Më Zvicerën italiane besojnë se janë ende të pamjaftueshme masat ndaj refugjatëve, ndërsa në pjesën frankofone ky qendrim arrin 35% të të intervistuarëve.



 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.