VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MË 23 SHKURT, ORA 17:00, NË KATEDRALEN MÃœNSTER NË BERNË ORGANIZOHET KONCERT ME INSTRUMENTISTË TË SHKËLQYER SI KLAJDI SAHATÇI, DHURATA LAZO, GJERGJI BEJKO E ZIJA BEJLERI

E Mërkurë, 02.19.2014, 09:33am (GMT1)



Më 23 Shkurt 2014, në orën 17.00, organizohet në Katedralen Münster në Bernë, një nga simbolet më domethënëse të kryeqytetit helvetik, një koncert ku marrin pjesë katër instrumentistë të shkëlqyer shqiptarë: Klajdi Sahatçi, Dhurata Lazo, Gjergj Bejko dhe Zija Bejleri. Në program është përfshirë gjithashtu dhe promovimi i CD "Albanian Memories" - "Kujtime Shqiptare ", me protagoniste Klaidi Sahatçi (violine ) & Dhurata Lazo (piano). Nje realizim sa profesional aq edhe emocional me vepra te zgjedhura nga krijimtaria e kompozitoreve te shquar shqiptare.

Ky koncert u organizua me përkushtimin e Zhaklina Dhimojani Blätter, të cilën shqiptarët e kanë të fiksuar në mendje që kur ishte fëmijë dhe interpretonte rolin kryesor tek Mimoza Llastica. Tani Zhaklina jeton në Zvicër ku ka krijuar familjen e saj, por ajo nuk i harron kurrë rrënjët nga vjen. Për këtë arsye ajo jep kontributin e saj për evidentimin e vlerave shqiptare dhe përmirësimin e imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në shtetin helvetik.

"Klassik und Kontemporär Musik" am 23 Februar 2014, um 17.00 Uhr in Berner Münster!! Vier exzellente albanische Musiker, u.a. Klajdi Sahatçi der erste Konzertmeister beim Tonhalle Orchester Zürich, spielen Werke von Beethoven, Schumann, Donizetti, Peçi, etc. Kollekte für soziale Projekte für Kinder in Albanien.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.