VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ANGELA MERKEL - VOTA ZVICERANE DO RESPEKTUAR
Merkel dhe Burkhalter duan të gjejnë 'një zgjidhje të arsyeshme' për të zbatuar nismën e SVP duke ruajtur lidhjet e ngushta me BE-në

E Mërkurë, 02.19.2014, 11:50am (GMT1)



Voal-online - "Jemi të pakënaqur nga rezultati i votës në Zvicër, por e respektojmë dhe në këtë frymë ne jemi takuar sot." Kështu është shprehur dje kancelarja gjermane Angela Merkel në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin e Konfederatës e ministër i Jashtëm Didier Burkhalter, në Berlin.

Në këtë kuptim, kancelarja ka nënvizuar se Zvicra tani të gjejë mënyrën për të vënë në praktikë kufizimin e emigracionit duke mbetur gjithashtu pranë Bashkimit Evropian.

Angela Merkel ka thënë se është e "kënaqur" që ka gjetur tek presidenti një "disponueshmëri" për bashkëpunim. Burkhalter nga ana e tij ka komentuar rezultatin e votumit të nismës së SVP kundër emigracionit në masë duke deklaruar: "kjo është demokracia. Bëhet fjalë për një këshillim demokratik dhe do respektuar". E, ka shtuar, "janë tri vjet për të punuar". Berna "nuk synon të diskriminojë ndonjë vend të Bashkimit Evropian", ka thënë ai më tej duke iu referuar marrëveshjes së pafirmosur për zgjerimin e qarkullimit të lirë ndaj Kroacisë, por "është e nevojshme të gjejmë të gjithë një zgjidhje, e cila mund të mos jetë plotësisht e pajtueshme me marrëveshjet bilaterale.REUTERS/ADS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.