VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NË VITIN 2014 NË ZVICËR PRITET TË KETË 24 000 KËRKESA PËR AZIL

E Premte, 02.21.2014, 02:57pm (GMT1)


Voal-online - Zyra Federale e Emigracionit vlerëson se 24'000 kërkesa azilit do të bëhen sivjet në Zvicër. Kjo e dhënë është shpalosur sot (e premte) në Aarau nga nëndrejtorja Barbara Büschi. Në vitin 2013 kërkesat kanë qenë 21'465, 25% më pak se në vitin 2012. Në janar, sipas një lajmi të djeshëm, ka filluar një rritje me 2'000 veta.

Kjo dukuri varet nga faktorë të ndryshëm, sidomos nga situata në Lindjen e Mesme, por edhe nga rrugët e ndryshuara të emigracionit dhe nga praktikat e vendeve kufitare për emigracionin.

Në tërësi, 445'000 veta kanë kërkuar azil në shtetet e BE-së vitin e shkuar, një shifër 27% më e lartë se ajo e q2 muajve të shkuar dhe e destinuar të mbtet e tillë më 2014, sipas Zyrës Federale të Emigracionit. SDA/ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.