VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Libi, pengjet zvicerane kthehen në ambasadë
E Hënë, 11.09.2009, 11:22pm (GMT1)

 

 

 

  Ambasada zvicerane në Libi

 

Voal-online Zhvillime të reja në rastin e dy qytetarëve zviceranë të mbajtur në Libi prej më shumë se një viti: të dy pengjet, transferuar në vende sekrete dhe për të cilët nuk kishte lajme që prej 18 shtatorit, janë dorëzuar në ambasadën zvicerane në Tripoli.

«Autoritetet libiane i kanë dorëzuar, pa dhënë arsyetime, të dy qytetarët helvetë në ambasadën zvicerane në  Tripoli», thuhet në një komunikatë ditore të Departamentit Federal të Punëve të Jashtme. «Të dy pengjet shton nota nisur nga rrethanat janë në shëndet të mirë. Tani për tani nuk është e mundur të jepen më shumë hollësira».

Max Göldi, nga ndërmarrja ABB e afaristi Rachid Hamdani qenë arrestuar në muajin korrik të vitit 2008, zyrtarisht për leje qëndrimi të paligjshme. Arsyeja e vërtetë e arrestimit të tyre ishte gjithsesi kërkimi i një forme të shpagimit ndaj arrestimit në Gjenevë në Hannibal Gheddafi-t, njërit prej djemve të liderit libian. 

  

Presidenti i Konfederatës Hans-Rudolf Merz është ndjerë i "lehtësuar" nga vendimi i Tripolit, por nuk ka dashur të japë komente. Të mërkurën e shkuar, Këshilli Federal shpalli pezullimin e marrëveshjes së firmosur me Libinë më 20 gusht, duke e arsyetuar veprimin me refuzimin e autoriteteve libiane për të liruar dy qytetarët helvetë.

 

Nga ana e saj, Micheline Calmy-Rey, përgjegjëse e Departamentit të Punëve të Jashtme, ka mundur të flasë me qytetarët helvetë dhe ka thënë se nuk janë keqtrajtuar dhe se janë duke e marrë veten. Këshilltarja federale nuk ka dashur të flasë për rrjedhën e mëtejshme të zhvillimeve libiano-zvicerane.

(http://info.rsi.ch/home)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.