VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GJITHNJË E MË SHUMË ZVICERANË BËHEN PRONARË TË BANESAVE TË TYRE

E Martë, 02.25.2014, 07:06pm (GMT1)



Kompleksi i banimit i Avanchets, në Gjenevë, ndërtuar në vitet '70

VOAL - Gjithnjë e më shumë zviceranë bëhen pronarë të banesave të tyre. Mes 2000 e 2012, janë shtuar me një të katërtën, duke zënë rreth 37,2% të banesave, sipas shifrave të fundit të publikuara sot nga Zyra Federale e Statistikave.

Bëhet fjalë për 1,3 milionë banesa, para së gjithash shtëpi (910'000). Të tjerat janë apartmente.

Ka rritje edhe të qiramarrësve, të cilët më 2012 ishin rreth dy milionë, ose 8% më shumë se në vitin 2000. Edhe numri i shtëpive të banuara është rritur, duke shkuar në 3,55 milionë (+500'000).

Zvicra mbetet një nga vendet me më shumë qiramarrësh. Mesatarja e ponarëve në BE është 60%. Vetëm Gjermania, me 43%, afrohet me Konfederatën. SDA/ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.