E Enjte, 03.28.2024, 06:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Politika në Zvicër kërkon ligj që të zhduken ujqërit nga ky vend
E Enjte, 11.12.2009, 09:38am (GMT+1)

Demokracitë e forta dhe niveli i lartë ekonomik, bëjnë "çudira" në shtetet nordike që njihen si të pasura, ashtu dhe në Zvicër që shumë njerëz e dinë sa e zhvilluar është.

Këto ditë, temë dite në arenën politike, është bërë një kërkesë prototipe që në shumë vende të tjera ku diskutohet buka e përditshme apo përpjekjet për integrim, duket humbje kohe.

Partia Popullore Zvicerane (SVP), ka deklaruar sot se dëshiron dëbimin e ujqve nga vendi i tij dhe transferimin e tyre në Bullgari dhe Rumani.

Mediet zvicerane por edhe e përditshmja bullgare "Dnevnik", citojnë Josef Kuntz, anëtar i partisë së djathtë në Zvicër, të jetë shprehur përse dërgimi i ujqve në Bullgari dhe Rumani është i arsyeshëm.

Kjo sipas tij, sepse "në Zvicër nuk ka hapësirë për ujqit". Kurse shtoi se në Bullgari dhe Rumani, ujqit do të përballen me armikun e tyre të natyrshëm, ariun.

Propozimi alternativ, për dëbimin e ujqve në Itali është refuzuar nga Kunz dhe partia e tij, me arsyetimin se nëse ujqit dërgohen në Itali, ata do të ktheheshin sërish në Zvicër.

"Ndërmjet tokave bujqësore dhe qendrave urbane, thjeshtë nuk ka mbetur hapësirë për ujqit në këtë shtet për këtë arsye, ujqit nuk kanë të drejtë të jetojnë këtu", u citua Kunz.

Propozimi për dërgimin e ujqve në Ballkan është bërë në momentin kur është nxehur debati në Zvicër, në lidhje me statusin e ujqve në këtë vend, duke e kthyer çështjen "Ujku", në temën më delikate politike në vend. (http://www.noa.al)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Libi, pengjet zvicerane kthehen në ambasadë (11.09.2009)
Të huajt: për shumicën e zviceranëve nuk janë shumë (11.08.2009)
Nojshatel dhe Gjenevë: Gripi A(H1N1) arrin kulmin (11.07.2009)
Italia nuk e ka Zvicrën në listën e zezë (11.05.2009)
Rasti Kadafi: Gjeneva nuk kërkon falje (11.05.2009)
Zvicra pezullon marrëveshjen me Libinë - Berna e ndërmerr këtë veprim për mospërmbushje nga ana e Libisë (11.04.2009)
UBS ende me humbje (11.03.2009)
Ekonomia pozicionohet kundër iniciativës antiminare (11.02.2009)
Berna i kundërpërgjigjet Romës (11.01.2009)
Ndalohet duhani në Gjenevë (11.01.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]