VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Mishelë Obama mbahet e re me mollë zvicerane
E Enjte, 11.12.2009, 05:38pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online Në kohën e krizës së kozmetikës një zonë zvicerane mollësh shndërrohet në mrekullibërëse kundër plakjes së lëkurës. Vetë Michelle Obama e lyen fytyrën e saj me serum molle.

 

Mollët mrekullibërëse zvicerane janë vepër e bujkut Hansrudolf Schweizer,  Nga Noikirhi (Neukirch) i Turgaut, i cili prej pesë vjetësh ka arritur t'i nxjerrë ato me sukses në treg. Në pemëtorën e tij ndodhen nja njëzet pemë të tilla që prodhojnë mollët për të cilat kujdeset Schweizer.

 

Më herët molla e Noikirhit ishte tepër majhoshe, prandaj Schweizer nuk arrinte ta nxirrte atë me sukses në treg. Falë një kërkimi disavjeçar, kryer nga Mibelle Cosmetics, një filiale e Migrosit, u arrit që varieteti të përmirësohej duke iu ulur në masën e duhur shija e tepëruar majhoshe. Varieteti i fituar është tani më i përshtatshmi për trajtimin e lëkurës së fytyrës.

 

Brenda një kohe të shkurtër firma të ndryshme kozmetike filluan të bëjnë porositë e para për mollën e Noikirhit. Një ndër përdoruesit e famshëm të saj është tani vetë Zonja e Parë amerikane Michelle Obama. Zonja Obama përdor një serum që kushton 355 dollarë për çdo shishe.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.