VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Veronika Lario mediton për divorcin në Graubinden
E Premte, 11.13.2009, 10:06pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online Veronika Lario ka zgjedhur shtëpinë në S-chanf, afër Shën Moricit, për të përpunuar strategjinë e divorcit nga Silvio Berluskoni. Nën këshillimet e Martia Cristina Morelli, divorciste e njohur, gruaja e kryeministrit italian, e vendosur të mos japë më deklarata publike.

 

Nga streha e saj zvicerane, ku ndodhet me të bijüen Eleonora prej së mërkurës, ish zonja e parë do të jetë krejtësisht e mbyllur ndaj interesimeve mediatike, së paku derisa të mos ketë ardhur radha që të përfshihen në çështje tre fëmijët. Në lojë janë ndërmarrje të shumta të babait, të cilat iu janë dhënë fëmijëve të tjerë të Berluskonit, të cilët i ka pasur nga martesa e mëparshme. Një pasuri e vlerësuar me 8 miliardë euro. Luigi dhe Eleonora do të kenë Mediolanum dhe Endemol, ndërsa Barbara vështirë se do të marrë Mondadorin, nisur na kundërshtimet e Pier Silvios dhe Marinas. Një marrëdveshje ndërmjet tyre duket e pamundur, prandaj do të merrtet me të drejtësia.

 

Prandaj nuk pritet që të publikohet ndonjë letër tjetër për mediat nga Veronika Lario, si ajo e dërguar disa muaj më parë dhe që ka pasur jehonë të madhe politike. Në të kaluarën në fakt gruaja e kryeministri kishte kritikuar praninë e femrave të bukura të Mediaset në listat zgjedhore.

(http://info.rsi.ch/home)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.