VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KËSHILLI FEDERAL ZVICERAN - NUK KA PSE TË NGUTEMI PËR ZBATIMIN E INICIATIVËS SË SVP

E Hënë, 03.17.2014, 12:02pm (GMT1)



VOAL - Nuk ia vlen të ngutemi për të zbatuar iniciativën e SVP kundër emigracionit në masë. Kështu ka theksuar Këshilli Federal në përgjigjen ndaj interpelancës urgjente të grupit të SVP në praninë e dy Dhomave të Parlamentit në kuadrin e debatit të së enjtes që vjen. Për ta bërë këtë, shpjegon Qeveria, i kemi tri vjet kohë e kjo hapësirë do shfrytëzuar. Nisur nga fakti që Kushtetuta nuk parashikon një ndryshim "thelbësor", të politikës ndaj emigracionit, është e nevojshme të veprohet "me kujdes në kuadrin e procedurës legjislative të zakonshme".

Democentristët donin vënien menjëherë në jetë tekstin e pranuar nga populli. Kjo të bëhej me një urdhëresë ose duke ndërmarrë një procedurë urgjente ligjvënëse, për shembull me rastin e skadimit të afërt të praktikës tranzitore të qarkullimit të lirë me Rumaninë dhe Bullgarinë. Mes të tjerave, ishin propozuar kontigjente prej verës që vjen. Kjo me qëllim që të shmanget një shtim tjetër i emigrantëve në Zvicër.

Në këtë kuadër, Ekzekutivi dëshiron të vazhdojë mënyrën dypalëshe me Brukselin, përfshirë diskutimin mbi një zgjidhje të ardhshme istitucionale (aktualisht e ngrirë). SDA/ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.