VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TRI SHQIPTARE - FINALISTE TË MIS ZVICRA 2014
Tri finalistet shqiptare janë: Donika Krasniqi, Saranda Maliqi dhe Anita Shala.

E Martë, 03.18.2014, 09:45am (GMT1)


VOAL - Në finalen "Miss Schweiz 2013" arritën tri bukuroshe shqiptare. Ato vërtet nuk u renditën ndër tri më të bukurat, por, sidoqoftë, si sukses mund të konsiderohet edhe arritja e tyre në finale.

Edhe sivjet kemi një përfaqësim të njëjtë në spektaklin e bukurisë zvicerane. Sërish në mesin e 18 finalisteve janë tri vajza shqiptare.

Siç i ka prezantuar revista "Schweizer Illustrierte" në numrin që ka dalë të hënën, më 17 mars, tri finalistet shqiptare janë: Donika Krasniqi, Saranda Maliqi dhe Anita Shala.

Informacionet për vajzat shqiptare ashtu si dhe për të gjitha kandidatet, jepen ende mjaft të kursyera.

Donika Krasniqi është 19 vjeçe. Ajo studion artin dhe vjen nga lokaliteti Thelle-Wavre në kantonin frankofon Neuchatel (Neuenburg).

Anita Shala është 20 vjeçe dhe jeton në Emmenbrücke të Lucernës, ku punon si asistente  dentisti. Ndërsa Saranda Maliqi është më e madhja në mesin e tyre. Ajo ka mbushur 23 vjet, jeton në Schönnewerd të Solothurnit dhe punon si asistente e sekretarit të komunës si dhe përgjegjëse për nxënësit në zanat. (albinfo)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.