VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AUTOBUSI MERR FLAKË NË TUNEL - TË GJITHË PASAGJERËT SHPËTOJNË SHËNDOSH E MIRË
Janë larguar nëpërmjet një korridori të posaçëm, shembull i aksionit të përkryer të shpëtimit

E Enjte, 03.20.2014, 09:41am (GMT1)


Voal-online.ch - Një autobus ka marrë flakë të enjten (sot) në mëngjes pa para orës tetë në tunelin autostradal të Arrissoules, në zonën e komunës Yvonand, në A1 kantonin Vaud (Vo). Të gjithë pasagjerët kanë mundur të evakuohen nëpërmjet një galerie anësore. Policia vodeze ka njoftuar se nuk ka të lënduar.

Në autobus ishin nja 40 veta, nisur për një udhëtim të organizuar. Autoritet vodeze kanë specifikuar se flakët janë zhvilluar poshtë automjetet, në pjesën anësore për shkak të një problemi teknik.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar një ekip i tërë shpëtimi, përveç policisë vodeze, asaj të kantonit të Friburgut, edhe zjarrfikësit dhe ambulancat. Tuneli, i gjatë tri kilometra, është ende i mbyllur në të dyja anët e lëvizjes. SDA/ATS

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.