VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DIALOGU MES BERNËS DHE BERLINIT ËSHTË MË I RËNDËSISHËM SE KURRË
Ka nënvizuar presidenti i Baden-Württemberg, pas një takimi me Schneider-Ammann, duke folur për raportet mes Bernës e Berlinit pas votës për emigracionin

E Martë, 03.25.2014, 09:41am (GMT1)



Voal-online.ch - "Pas votës për emigracionin në masë, dialogu me Zvicrën është më i rëndësishëm se kurrë." Këto janë fjalët e Winfried Kretschmann - president i Qeverisë së Baden-Württemberg - në mbarim të bisedimeve mbi emigracionin, zhvilluar të hënën me Johann Schneider-Ammann.

Landi gjerman - ka nënvizuar ai - i jep një rëndësi të madhe qarkullimit të lirë. Ndërmarrjet zviceran iu japin punë rreth 56'000 gjermanëve që jetojnë pranë kufirit shtetëror.

Ministri zviceran i ekonomisë ka deklaruar se Berna dëshiron të vazhdojë marrëdhëniet e mira me landet e Gjermanisë jugore. Schneider-Ammann ka kujtuar ndër të tjera se Zvicra një prani të madhe të të huajve të punësuar në këtë vend.

Konfederata - ka shtuar këshilltari federal - synon megjithatë të mbetet një vend i hapur. Prandaj Qeveria dëshiron të formulojë sa më shpejt propozimet për zbatimin e iniciativës së miratuar më 9 shkurt. Në këtë kuptim, dialogu me vendet fqinje është i dobishëm dhe i rëndësishëm. SDA/ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.