VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TË JEMI MË TË VENDOSUR PËR NJË BOTË PA ARMË BËRTHAMORE - FJALA E PRESIDENTIT TË KONFEDERATËS ZVICERANE DIDIER BURKHALTER NË TAKIMIN PËR SIGURINË BËRTHAMORE HAGË 2014

E Mërkurë, 03.26.2014, 08:41am (GMT1)



Voal-online. ch - "Ne të gjithë pajtohemi: terrorizmi bërthamor mbetet një kërcënim serioz për planetin tonë. Çdo sulm terrorist do të shkatërronte jetë, pjesë të shoqërive dhe të ekonomive tona," tha në fillim të fjalës së tij Presidenti i Konfederatës Zvicerane z. Didier Burkhalter në Takimin mbi Sigurinë Bërthamor Hagë 2014, mbajtur më 25 mars. "Ne gjithashtu pajtohemi - vazhdoi z. Burkhalter - shumë është arritur pas takimeve të Uashingtonit dhe Seulit. Dhe ne lavdërojmë Presidentin Obama për "nxitjen fillestare". Ne duatrokasim fakti se nja dymbëdhjetë vende i kanë larguar materialet delikate bërthamor nga tokat e tyre. Sfida të medha mbeten, natyrisht, për çka ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku me vendosmëri më të madhe."

Z. Burkhalter përmendi pikat kryesore ku të përqëndrohen përpjekjet në të ardhmen: Së pari, zbatimi i akteve normative ekzistuese, nëpërmjet përqafimit të mjeteve ligjore lidhur me sigurinë bërthamore globale nga mbarë vendet e botës. Duhen edhe 30 ratifikime që Koventa mbi Mbrojtjen Fizike të Materialit Bërthamor të hyjë në fuqi, për çka Zvicra është e përkushtuar të ndihmojë Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamor që ky Amendementi të hyjë në fuqi nga viti 2016.

Së dyti, ne duhet të përshpejtojmë çarmatimin bërthamor, theksoi Presidenti i Konfederatës Zvicerane: "Ne nuk jemi realisht të sigurtësa kohë që armët bërthamore ekzistojnë. Prandaj duhet të jemi më të vendosur rreth qëllimit tonë të përbashkët për një botë pa armë bërthamore."

Së treti, theksoi ai, ne duhet të forcojmë Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA), nëpërmjet ndërthurjes së ekspertizës tenike me dimensionin politik, çka ka provuar se është një sukses.

Së fundi, ne duhet të paraprijmë sfidat e reja, theksoi z. Didier Burkhalter, siç janë sulmet kibernetike dhe të tjera.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.