VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

U PËRURUA EDICIONI I 42të I BASELWORLD - SALLONI I ORËVE I BAZELIT, MË I MADHI NË BOTË, PRET DERI MË 3 PRILL 150 000 VIZITORË, SI DHE 4000 GAZETARË

E Premte, 03.28.2014, 10:39am (GMT1)



Voal-online.ch - Këshilltari federal Ueli Maurer e këshillitari Shtetit i Bazelit Qytet Christoph Brutschin përuruan dje (të enjten) në orën 11.00 Baselworld 2014, ngjarjn e vitit për industrinë e orëve dhe të stolive.

Pas prerjes simbolike të shiritit, kreu i Departamentit të Mbrojtjes, i shoqëruar nga një delegacion i tërë, ka vizituar repartet e panairit - ose të paktën disa prej tyre - nisur nga fakti se ekspozuesit e pranishëm në edicionit të 42të të sallonit më të madh të orëve në rrafsh botëror janë plot 1400, duke përfaqësuar plot 1'500 marka të orëve. Nga këta 300 janë zviceranë (vjet ishin 382). Panairi pret 150'000 vizitorë deri më 3 prill, përveç 4'000 gazetarëve.

Për vendin mikpritës është një moment i lumtur - më 2013 eksportimet e orëve u rritën 1,9% ose 21,8 miliardë franga dhe 2014 ka filluar mirë (+6,8% është shitja jashtë vendit ë dy muajt e parë). Në kontekstin e votës së 9 shkurtit, Jacques Duchêne, president i komitetit të ekspozuesve, ka kujtuar se, mes banorëve vendës dhe atyre nga rajonet kufitare fqinje, të huajt përfaqësojnë gjysmën e punonjësve. SDA/ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.