VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RUSIA - SANKSIONET E ZVICRËS JANË KUNDËRPRODUKTIVE

E Premte, 03.28.2014, 01:06pm (GMT1)


Moska thotë se vendimi i Zvicrës për sanksionimin e Rusisë, për shkak të aneksimit të Krimesë, është "kundërproduktiv".
 
Ministria e jashtme e Rusisë thotë se këto sanksione e "injorojnë realitietin dhe shpjegimet" e dhëna nga autoritetet ruse për situatën në gadishullin e Krimesë në Ukrainë.
 
Pardje, Zvicra ka imponuar ndalime të udhëtimit për një numër të zyrtarëve rusë, i ka ndalur negociatat për marrëveshjen e tregtisë së lirë dhe e ka suspenduar eksportin e armatimit në Rusi.
 
Poashtu, Zvicra i ka bllokuar pasuritë e presidentit të përmbysur të Ukrainës, Viktor Yanukovich, dhe të ndihmësve të tij në bankat zvicerane. (rel)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.