VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

"Made in Switzerland" do të jetë e mbrojtur edhe më mirë - Qeveria zvicerane kërkon rregulla më të ashpra për të mbrojtur markën zvicerane

E Enjte, 11.19.2009, 07:32am (GMT1)


Voal-online - Prodhimet dhe shërbimet tipke zvicerane do të mbrohen edhe më mirë nga abuzimet, thekson Këshilli federal Helvetik, i cili me këtë qëllim ka dalë me një projekt në Parlament, projekt ku qartësohen "rregullat e lojës".

Për të ndalur prodhimin e mallrave tipike zvicerane në rrugë jo transparente dhe të rregullta, ku dëmtohet ekonomia dhe konsumatori, bëhet e nevojshme modifikimi dhe ndryshimi i legjislacionit në fuqi, ka nënvizuar Këshilltarja federale Eveline Widmer-Schlumpf: "Duhet ta garantojmë për një kohë afat gjatë vlerat që përfaqëson marka zvicerane, që arrijnë shifrën në 6 miliardë franka zvicerane në vit".

Kriteret e "përkatësisë zvicerane"

Që të kenë të drejtën e kryqit të bardhë në fushën e kuqe, prodhimet natyrale (bimët apo ujrat minerale për shembull) duhet të kenë prejardhjen nga territori helvetik, po kështu edhe 80% e materies bazë, lëndëve të para të prodhimeve të transfromuara duhet të respektojnë të njëjtin kriter.

Për sa i përket prodhimeve industrale, Qeveria zvicerane propozon që të paktën 60% e kostos të prodhimit të jetë e realizuar në Zvicër.

Përjashtime do të ketë vetëm në rastin e atyre lëndëve të cilat nuk i disponon Konfederate, si kakao dhe ar, ka përcaktuar shefja e Departamentit të drejtësisë dhe policisë.


http://info.rsi.ch/home/channels/informazione/svizzera/2009/11/18/Voto-sondaggio.html

http://info.rsi.ch/

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.