VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KHODORKOVSKI MUND TË QËNDROJË NË ZVICËR

E Djelë, 03.30.2014, 04:14pm (GMT1)



Voal-online.ch - Mikhail Khodorkovski mund të qëndrojë në Zvicër. Zyra Federale e Emigracionit në fakt i ka dhënë lejen e qëndrimit, e vlefshme për një vit, siç e ka paraprirë lajmin NZZ am Sonntag.

Ish oligarku rus synon të banojë në Rapperswil-Jona. I falur nga presidenti Vladimir Putin dhe në gjendje të lirë nga dhjetori pas dhjetë vjetësh në burg në atdhe për evazion fiskal, kishte bërë një kërkesë për leje qëndrimi kantonit Sant Galen, ku jetojnë prej kohësh gruaja dhe fëmijët.

As arsye ligjore, as politike nuk e pengojnë qëndrimin në Zvicër të atij që ka qenë njeriu më i pasur i vendit të tij.

Khodorkovski, i cili vepronte në sektorin e naftës dhe që u armiqësua me Kremlinin për shkak të kritikave të tij, ka fituar shuma astronomike, të cilat së paku pjesërisht mund të jenë ende në Konfederatë.

Më 2004, mbi bazën e një kërkese për ndihmë gjyqësore dërguzar nga Moska, autoritet helvetike kishin gjrumuar e bllokuar 6,2 miliardë franga, në emër të kompanise Yukos, tani në fazën e falimentimit. Kundër kësaj mase magnati kishte bërë apel, duke e fituar atë në Gjykatën Federale, sipas së cilës ishte dhunuar parimi i  proporcionalitetit. SDA/ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.