VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRESIDENTI GJERMAN GAUCK PËR VIZITË NË ZVICËR
Gauck - Jo çdo zgjidhje që bëhet nga shumica e votuesve, përmes demokracisë së drejtpërdrejtë, është e drejtë

E Mërkurë, 04.02.2014, 01:56pm (GMT1)



Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck ndeshet sot për një vizitë zyrtare në Zvicër. Me këtë rast ai është takuar fillimisht me homologun e tij, presidentin e federatës së Zvicrës Didier Burkhalter dhe me ministren e drejtësisë, Simonetta Sommaruga.

Presidentit gjerman i është përgatitur një pritje me nderime ushtarake. 

Në qendër të bisedimeve dypalëshe kanë qenë marrëdhëniet në mes të Zvicrës dhe Gjermanisë.

Me këtë rast ministrja Sommaruga ka siguruar mysafirin nga Gjermania se të gjitha marrëveshjet në mes të Zvicrës dhe BE-së që preken nga iniciativa kundër migrimit masiv njëherë për njëherë vazhdojnë të mbeten në fuqi.

Kjo gjendje, sipas saj, mund të vazhdojë së paku deri në përpunimin e një sistemi të ri të migracionit.

Nga ana e tij Gauck ka thprehur respekt për demokracinë e drejtpërdrejtë që e praktikon Zvicra. Por ai ka theksuar se jo çdo zgjidhje që bëhet nga shumica e votuesve, është e drejtë, kur bëhet fjalë për çështje më komplekse. Me këtë rast ai i është referuar votimit nga ana e zviceranëve të iniciativës kundër migrimit masiv.

Por Burkhalter i është përgjigjur homologut të tij se demokracia direkte është pjesë e kulturës së Zvicrës. Institucionet janë të detyruara të pranojnë zgjidhjet që dalin nga vendimet demokratike, edhe atëherë kur ato kanë rekomanduar më parë që të mos votohen. Ai ka kritikuar BE-në përse e ka pezulluar pjesëmarjen e Zvicrës në programet shkencore dhe ato të këmbimit të studentëve.  Sidomos kur dihet se teksti i iniciativës së përmendur kundër migrimit masiv ende nuk është në fuqi. 

Vizita e presidentit gjerman në Zvicër do të zgjasë dy ditë. 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.