E Premte, 03.29.2024, 01:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
ZVICRA - E SHTATA NË BOTË PËR TREGTI TË HAPUR
Vendin e parë në këtë listë e zë Singapori, të dytin Hongkongu dhe të tretin, Holanda

E Enjte, 04.03.2014, 01:43pm (GMT+1)





Ekspertët e ekonomisë nga Forumi Ekonomik Botëror (WEF) kanë bërë një studim për të gjetur se cilat vende janë më të hapurat sa i takon zhvillimit të tregtisë me pjesën tjetër të botës. Në një listë që ata kane bërë dhe ku hyjnë 137 vende të të gjitha kontinenteve, Zvicra ka zënë vendin e shtatë. Me këtë rangim Zvicra konfirmon pozitën prijëse që së bashku me disa shtete zë në këtë drejtim, ka thënë Margareta Tscheniek nga WEF.
Ajo që vlerësohet në mënyrë të veçantë te Zvicra është ambienti shumë i mirë për themelimin dhe ngritjen e ndërmarrjeve. Po ashtu sa i përket infrastrukturës, Zvicra zë njërin ndër vendet më të larta në listë, thotë Tscheniek. Këtë pozitë Zvicrës ia sigurojnë edhe shërbimet e volitshme financiare që i ofron ajo.

Vendin e parë në këtë listë e zë Singapori, të dytin Hongkongu dhe të tretin, Holanda, shkruan srf.ch.

Por, krahas lëvdatave edhe në këtë hulumtim Zvicra merr edhe kritika. Numri tepër i madh i shkallëve të tarifave doganore sidomos sa u përket prodhimeve bujqësore është një hendikep për tregtinë zvicerane.

Ndërsa veçanërisht keq qëndron Zvicra në çmimet për procedurat e siç ka konstatuar hulumtimi, në procedurat e ngarkim-shkarkimit të mallrave. Si shembull merret krahasimi me Singaporin. Sipas studimit të WEF-it dërgimi i një kontejneri me mallra në Zvicër kushton 1400 dollarë ndërsa në Singapor vetëm 500 dollarë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI GJERMAN GAUCK PËR VIZITË NË ZVICËRGauck - Jo çdo zgjidhje që bëhet nga shumica e votuesve, përmes demokracisë së drejtpërdrejtë, është e drejtë (04.02.2014)
NJË METEORIT NË QIEJT ZVICERANËËshtë parë mbrëmë nga ora 22.30 në veriperëndim të Zvicrës dhe në jug të Gjermanisë (04.01.2014)
KHODORKOVSKI MUND TË QËNDROJË NË ZVICËR (03.30.2014)
ZVICRA DO TË KETË QENDRA PRITËSE PËR 5000 AZILKËRKUES (03.29.2014)
RUSIA - SANKSIONET E ZVICRËS JANË KUNDËRPRODUKTIVE (03.28.2014)
PËR NJË ULËSE KOMUNALE NË GLATBRUGG TË ZVICRËS KANDIDOJNË 7 SHQIPTARË (03.28.2014)
U PËRURUA EDICIONI I 42të I BASELWORLD - SALLONI I ORËVE I BAZELIT, MË I MADHI NË BOTË, PRET DERI MË 3 PRILL 150 000 VIZITORË, SI DHE 4000 GAZETARË (03.28.2014)
TË JEMI MË TË VENDOSUR PËR NJË BOTË PA ARMË BËRTHAMORE - FJALA E PRESIDENTIT TË KONFEDERATËS ZVICERANE DIDIER BURKHALTER NË TAKIMIN PËR SIGURINË BËRTHAMORE HAGË 2014 (03.26.2014)
DIALOGU MES BERNËS DHE BERLINIT ËSHTË MË I RËNDËSISHËM SE KURRËKa nënvizuar presidenti i Baden-Württemberg, pas një takimi me Schneider-Ammann, duke folur për raportet mes Bernës e Berlinit pas votës për emigracionin (03.25.2014)
DIDIER BURKHALTER - ROLI I ZVICRËS NË KRIZËN UKRAINËS ISHTE I SUKSESSHËM (03.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]