VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MINISTRJA ZVICERANE E DREJTËSISË DHE POLICISË NESËR DHE PASNESËR NË KOSOVË

E Enjte, 04.03.2014, 04:59pm (GMT1)


Bernë, 3 prill 2014 - Ministrja e Drejtësisë dhe e Policisë në Qeverinë e Zvicrës, Simonetta Sommaruga, më 4 dhe 5 prill do të bëjë një vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë ditës së parë të kësaj vizite, mysafirja zvicerane do të zhvillojë tri takime të ndryshme me tre ministra kosovarë. Mikpritësi i parë i saj do të jetë ministri i punëve të brendshme, Bajram Rexhepi.

Po ashtu gjatë ditës së parë të vizitës, të premten, më 4 prill ministrja zvicerane do të pritet edhe nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, njëherësh ministër i drejtësisë dhe nga ministrja e integrimeve evropiane, Vlora Çitaku.

Vizitat në institucione të ndryshme, mes tjerash edhe në burgje, janë pjesë e programit të ditës së parë të qëndrimit të mysafires nga Zvicra, njofton Albinfo.

Të shtunën, ditën e dytë të vizitës së saj në Kosovë, ministrja zvicerane do të vizitojë Gjakovën. Me këtë rast ajo do të inspektoje projektin e Deza-s dhe Caritas-it zviceran të ndërtimit të shtëpive për romët në lagjen "Ali Ibra".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.