VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KOSOVARËT E DËNUAR - SË SHPEJTI HYN NË FUQI MARRËVESHJA MIDIS KOSOVËS DHE ZVICRËS
Prishtina kërkon që transferimet të vlerësohen për secilin rast

E Premte, 04.04.2014, 05:53pm (GMT1)



Sipas shifrave të fundit, të cilat datojnë më 2012, janë nja shtatëdhjetë kosovarë në burgjet e Zvicrës. Por do të transferohen vetëm ata që kanë më shumë se gjashtë muaj për t'i vuajtur

Voal-online.ch - Marrëveshja mes Bernës e Prishtinës, e cila mundëson të transferohen në atdhe kosovarët e dënuar që gjenden në burgjet zvicerane (e anasjelltas) do të hyjë së shpejti në fuqi: ajo është arritur më 14 maj 2012 dhe është ratifikuar më 13 dhjetor.

Ambasada kosovare në Bernë, megjithatë, pikërisht sot (e premte) e minimizon fushëveprohen: transferimi nuk do të jetë automatik, por do të vlerësot rast pas rasti.

Marrëveshja nuk merr parasysh as pranimin, as refuzimin nga ana e të burgosurit, sidomos kur bëhet fjalë për përzënien e tij pasi ai ka vuajtur dënimin. Kundrejt asaj që parashikon Këshilli i Evropës, do të jetë shteti që ka dhënë dënimin ai që do të paguajë shpenzimet e udhëtimit. SDA/ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.