VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LDK-ja NË ZVICËR KRIJON NËNDEGËN NË ZYRIH - KRYETAR U ZGJODH INXHINIER AHMET ASANI

E Martë, 04.08.2014, 07:55am (GMT1)


           FOTO E PËRBASHKËT E KRYESISË SË SAPOZGJEDHUR


Dega e LDK-së në Zvicër ka mbajtur të dielën kuvendin zgjedhor për formimin e nëndegës së LDK-së për Zyrih, ku kryetar është zgjedhur veprimtari i hershëm i çështjes kombëtare, inxh.Ahmet Asani.

"Njoftojmë gjithë anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së kudo që janë, se sot me 06.04.2014 në Gllattbrug me sukses zhvilloi punimet Kuvendi Zgjedhor i LDK-ës nëndega Zyrih. Në Kuvend ishte i pranishëm Kryetari i degës së LDK-ës për Zvicër z.Haki Latifi i shoqëruar nga sekretari i degës dhe anëtarë tjerë të kryesisë. Me pjesëmarrjen e vet Kuvendin e nderuan zonja Elida Buçpapaj dhe zotëri Skënder Buçpapaj si dhe në degët Sent Galen e Soloturn. Me këtë rast në emër të kryesisë së sapo zgjedhur falënderojmë gjithë pjesëmarrësit në Kuvend. Me nderime e respekt, kryetari Dipl.-Ing. Ahmet Asani", thuhet në njoftimin e kësaj nëndege të LDK-së.


                 FOTO E KRYESISË ME MYSAFIRËT
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.