VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Takimi Tiçino-Bernë: Ta qetësojmë lojën me Italinë
E Premte, 11.20.2009, 01:34pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online Të normalizohen raportet me Italinë, duke shmangur përshkallëzimin e tensioneve. Është njëri prej rezultateve të takimit në Bernë midis një delegacioni të Shtetit tiçinez (Sadis, Gendotti, Pedrazzini) dhe Presidentit të Konfederatës, Hans Rudolf Merz.

 

Takimi, nxitur nga problematika e tatimeve financiare, ka zgjatur një orë e gjysmë.

 

Në përfundim të dyja palët e kanë bërë të ditur se kanë diskutuar edhe për gjasat e rinegocimit të termave tatimore të punonjësve kufitarë, që rrjedhin nga projektet ndërkufitare në kuadrin e infrastrukturave të transportit.

 

Kjo çështje do të trajtohet nga një grup i posaçëm pune.

 

Gjithnjë në kuadrin e këtij takimi është trajtuar edhe hamendja e shtrirjes së mundësisë së lehtësive tatimore në gjithë territorin kantonal në kuadrin e krijimit të ndërmarjeve të reja deri tani të kufizuara në Tri Luginat.

(http://info.rsi.ch/home)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.