VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRODHIMI BIO NË ZVICËR NUK NJEH KRIZË

E Mërkurë, 04.09.2014, 10:35am (GMT1)



Voal-online.ch - Shifra e fitimit për vitin 2013 e prodhimeve Bio Suisse i kapërcen për herë të parë 2 miliardë frangat, me një kuotë tregu prej 6,9% (+0,3 në krahasim me një vit më parë).

Rrritja ka përfshirë të gjitha prodhimet që e përbëjnë gamën, me atë të freskëta që të vetme e kanë kapërcyer miliardin dhe shifrën 9,1% të kuotës së tregut. Madje edhe artikujt e paraimbalazhuar janë gjithnjë e më të vlerësuara dhe kanë njohur një rritje 12,4%.

Në rrjedhën e vitit 2013 kanë hyrë 195 prodhues të rinj në botën bio, në pakësim krahasuar me 245 prodhues të rinj që hynë në këtë hapësirë më 2012. Në tërësi punojnë për Bio Suisse 5'884 prodhues e 847 transformatorë, përveç 484 operatorëve të tjerë që aplikojnë prodhimin bio në Konfederatë.

Prodhimi biologjik përfaqëson tani 11,8% të bujqësisë helvetike, me një shtim prej 5'000 hektarësh gjatë vitit të shkuar. SDA/ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.