VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZYRIH - KOSOVARJA LIND NË GJYKATË

E Mërkurë, 04.09.2014, 06:23pm (GMT1)


ZYRIH - Një grua 24 vjeçare u shpëtua në fillim të marsit nga dallgët e lumit Limmat të Unterengstringenit me djalin e saj 4 vjeçar. Që nga ajo kohë, ajo ka qenë e burgosur, e akuzuar për "vrasje në tentativë". Por askush nuk e kishte vënë re se ajo ishte shtatzënë. Ajo lindi javën e kaluar në një gjykatë, nën masa të forta sigurie fëmijën e saj të dytë.

Më konkretisht, të premte e 7 marsit, ora 15:45 është parë një grua duke notuar në afërsi të manastirit të lumit Limmat të Unterengstringen të Zhurich-ut. Dy kalimtarë te rastit shpëtuan me sukses gruan së bashku me djalin e saj 4- vjeçar nga valët e lumit.

Fundi i marsit arriti vendimi i gjyqtarit të paraburgimit. Edhe pse kërkesa për lirim me kusht është refuzuar, periudha e paraburgimit është zgjeruar në 17 Prill. Por të mërkurën arriti një faks për të përshpejtuar ankesën për shkak se klientja ishte nëntë muajshe shtatzënë. Ky mesazh është dërguar në të njëjtën kohë dhe në Prokurori.

Në orën 21:10 kosovarja solli në jetë një djalë. Lidhur me fakt, sipas mediave zvicerane, ka pasur diskutime të nxehta midis prokurorit dhe përfaqësuesit ligjor se çfarë do të bëhet me gruan që lindi në Gjykatë. Gruaja u akuza pasi u hodhën hipoteza se ajo donte të mbyste fëmijën e saj 4-vjeç. Përfaqësuesi i saj ligjor ka bërë me dije se: "Klienti im nuk deshi të bënte vetëvrasje dhe prokuroria nuk ka prova. Duhet të lini jashtë, të kujdeset për fëmijët e saj"- është shprehur avokati. bw

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.