E Premte, 03.29.2024, 11:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
U BË PROMOVIMI I LIBRIT 'TRAUMAT E TRANZICIONIT' TË SHKRIMTARES DHE PUBLICISTES SË MIRËNJOHUR ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 04.11.2014, 09:26am (GMT+1)


Voal-online.ch - Të shtunën, më 5 prill, në një nga mjediset e bibliotekës "Pestalozzi" në Zyrih u bë promovimi i librit publicistik "Traumat e tranzicionit" të shkrimtares dhe publicistes së mirënjohur Elida Buçpapaj.

Në promovim merrnin pjesë shkrimtarë, publicistë, gazetarë dhe dashamirës të letërsisë e tjerë, të cilët kryesisht punojnë dhe jetojnë në Zvicër.

Veprimtarinë e hapi anëtari i kryesisë së Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë në Zvicër, z. Bujar Salihi. Si në referatin e mbajtur nga Skënder Buçpapaj, ashtu edhe në diskutimet e Muharrem Blakajt, Rexhep Rifatit, Hamëz Morinës, Llukman Halilit, Dashnim Hebibit, Miradije Maliqit, Shpresa Demollit, Jeronim Çettës, Ahmet Asanit, Tonin Nikollit (Itali), Riza Smajlit, Semiha Bruçi Gorencës (Shqipëri) etj., libri "Traumat e tranzicionit" u cilësua si një risi e rëndësishme si në krijimtarinë e autores, ashtu edhe në letërsinë publicistike bashkëkohore, një vepër që e pasuron ndjeshëm bibilotekën shqipe dhe mendimin intelektual shqiptar.

Vazhdim dhe thellim cilësor i librit të mëparshëm publicistik me të njëjtën temë, "Tirania e tranzicionit", referuesi dhe diskutuesit ishin të një mendjeje se libri i ri dhe në tërësi krjimtaria publicistike e Elida Buçpapajt sjellin një përmasë që, mjerisht, i mungon gazetarisë dhe publicistikës shqipe, për shkak të censurës së sofistikuar që zotëron në mediat e sunduara nga klasa e oligarkëve që i ka uzurpuar të gjitha pushtetet, në këtë periudhë të tranzicionit të tejzgjatur në Shqipëri. Libri "Traumat e tranzicionit" është një tjetër ftesë për debat në  shoqërinë shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, mbarë hapësirën kombëtare dhe në diasporë. Një ftesë për t'iu vënë gishtin plagëve të shumta të shoqërisë sonë, për ta shkëputur sa më shpejt shoqërinë tonë nga gjendja ku është pllakosur, për ta ngritur atë në lartësitë e integrimeve të suksesshme evropiane dhe perëndimore.

Poete e talentuar, përkthyese kryeveprash poetike nga letërsia botërore, Elida Buçpapaj dallohet sa për kritikat e guximshme, pa kompromis, për antikonformizmin, për stilin tejet të drejtpërdrejtë dhe të argumentuar, ashtu edhe vlerat e spikatura estetike. Krijimtaria publicistike e Elida Buçpapajt dallohet për fjalorin e pasur, për koloritin e shprehjes artistike, për figuracionin befasues, çka e bën atë të lexohet me të njëjtin intensitet dhe vëmendje si letërsia e mirëfilltë artistike.

"Traumat e tranzicionit", përveç përmbajtjes novatore, karakteristike për krijimtarinë e deritanishme publicistike të autores, vjen edhe me një risi tjetër konceptuale. Ndërmjet kapitujve të librit, autorja ka sjellë përkthime poetike nga autorë të mëdhenj botërorë, të cilat e pasurojnë dhe i bëjnë jehonë kontekstit të shkrimeve të përfshira në libër. I konceptuar si ditar i gazetares për vitet 2012-2013, libri përfshin edhe një pjesë të blogjeve të shkruara dhe të ndara me miqtë në facebook, duke shpalosur kështu edhe mekanizmin dhe teknologjinë e punës së përditshme të gazetares në krijimet e saj.

Diskutues si Rexhep Rifati, Ahmet Asani, Llukman Halili e tjerë theksuan se vepra e re e Elida Buçpapajt dëshmon për vlerat e padiskutueshme që sjell diaspora jonë në Zvicër në lëmenj të ndryshëm krijues, çka flet për rritjen e një elite shqiptare me ndikim përherë më të madh në këtë vend, një elitë e cila e ka të domosdoshme të institucionalizohet dhe të konsolidohet larg ndikimeve të dëmshme që vijnë nga politika në Tiranë, Prishtinë e gjetkë.

Në promovim u lexua parathënia e librit, e shkruar nga gazetari, publicisti dhe veprimtari i shquar shqiptaroamerikan Frank Shkreli, si dhe u cituan pjesë nga publicistika dhe nga përkthimet poetike të përfshira në libër.

Veprimtarinë e përshkoi tërësisht atmosfera e çiltër dhe miqësore, diskutimet dhe debatet konstruktive.

Për t'i falënderuar pjesëmarrësit dhe në përgjigje të pyetjeve e të interesimeve të tyre, e mori fjalën edhe autorja e librit "Traumat e tranzicionit". Zonja Elida Buçpapaj u ndal në sfidat dhe vështirësitë e krijimtarisë dhe të krijuesve të sotëm shqiptarë, në përkushtimin e saj të përhershëm në përmbushje të misionit të fjalës së lirë dhe të së vërtetës dhe në disa nga planet e saj të ardhshme krijuese e botuese.









www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZVICRA PARAQET VERSIONIN E RI TË AEROPLANIT ME ENERGJI DIELLORE (04.10.2014)
ZYRIH - KOSOVARJA LIND NË GJYKATË (04.09.2014)
PRODHIMI BIO NË ZVICËR NUK NJEH KRIZË (04.09.2014)
LDK-ja NË ZVICËR KRIJON NËNDEGËN NË ZYRIH - KRYETAR U ZGJODH INXHINIER AHMET ASANI (04.08.2014)
UELI MAURER - AVIONËT GRIPEN KUSHTOJNË 6 MILIARDË FRANGA, NUK KUSHTOJNË 10 MILIARDË (04.07.2014)
KOSOVARËT E DËNUAR - SË SHPEJTI HYN NË FUQI MARRËVESHJA MIDIS KOSOVËS DHE ZVICRËSPrishtina kërkon që transferimet të vlerësohen për secilin rast (04.04.2014)
MINISTRJA ZVICERANE E DREJTËSISË DHE POLICISË NESËR DHE PASNESËR NË KOSOVË (04.03.2014)
ZVICRA - E SHTATA NË BOTË PËR TREGTI TË HAPURVendin e parë në këtë listë e zë Singapori, të dytin Hongkongu dhe të tretin, Holanda (04.03.2014)
PRESIDENTI GJERMAN GAUCK PËR VIZITË NË ZVICËRGauck - Jo çdo zgjidhje që bëhet nga shumica e votuesve, përmes demokracisë së drejtpërdrejtë, është e drejtë (04.02.2014)
NJË METEORIT NË QIEJT ZVICERANËËshtë parë mbrëmë nga ora 22.30 në veriperëndim të Zvicrës dhe në jug të Gjermanisë (04.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]