VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PORTI I GJENOVËS - DUAM ZVICRËN
Ofertë për një pjesëmarrje partnertiteti. "Do të forconte edhe projektin e hekurudhës me shpejtësi të lartë drejt Milanos"

E Shtunë, 04.12.2014, 02:51pm (GMT1)



Porti antik i Gjenovës (ansa)

Voal-online.ch - Presidenti i autoritetit portual të Gjenovës (APG), Luigi Merlo, i ka propozuar qeverisë zvicerane "një pjesëmarrje partneriteti ose një përfaqësim".

"Jemi afër miratimit të një ligji për reformën portuale, që mund të vijojë praktikën e Evropës Veriore të porteve si shpk publike," ka thënë Merlo gjatë një takimi publik Itali-Zvicër në mbështetje të projektit të shpejtësisë së lartë hekurudhore Gjenovë-Milano.

Hyrja e Konfederatës në Autoritetin Portual "do të forconte edhe projektin e Vendkalimit të Tretë (Terzo Valico) e do të garantonte investimet që është duke bërë në shpejtësinë e lartë hekurudhore. Një marrëveshje dypalëshe Itali-Zvicër në këtë kontekst është e mundur," ka nënvizuar presidenti. SDA/ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.