VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TONI BRUNNER - TË KETË LEHTËSIRA FINANCIARE PËR FIRMAT QË PUNËSOJNË PERSONEL ZVICERAN

E Djelë, 04.13.2014, 02:49pm (GMT1)



Voal-online - Firmat zvicerane që marrin personel vendas dhe nuk kërkojnë jashtë, duhet të shpërblehen në aspektin fiskal. Kështu propozon presidenti i Partisë Popullore Zvicerane (SVP) Toni Brunner.

Në një intervistë në "SonntagsBlick", politikani democentrist ka shpjeguar se dëshiron ta shtrojë për shqyrtim këtë temë. Përveç kësaj, ka shtuar Brunner, duhet shpërblyer në aspektin fiskal "zviceranët që ndihmojnë vullnetarisht të moshuarit".

Brunner thotë se këto propozime duhet të zbatohen me dekreti. Duhet të konkretizohet para se të zbatohet iniciativa kundër emigracionit në masë, ngaqë ardhjet po vazhdojnë të jenë masive. Shpenzimet për operacionin nuk janë përcaktuese, shpjegon presidenti i SVP. SDA/ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.