VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Bernë: Ariu i kopshtit zoologjik ka kafshuar vizitorin
E Hënë, 11.23.2009, 08:59am (GMT1)

 

Voal-online Një i ri 25 vjeçar me shqetësime mendore është dëmtuar rëndë të shtunën në një kopsht zoologjik të Bernës, pasi ai kishte hyrë brenda në vathën e ariut.

 

Edhe kafsha ka mbetur e plagosur nga një gjuajtje me pistoletë prej një polici, për ta detyruar kafshën që ta lëshonte viktimën.

 

Incidenti ka ndodhur në parkun e ri të arinjve në Bernë, përuruar muajin e shkuar. I riu ka kapërcyr murin e vathës dhe është hedhur drejt e në gropën e thellë 4 metra ku ishte një çift arinjsh.

 

Ariu mashkull ka kundërvepruar menjëherë duke e sulmuar të riun.

(http://www.ansa.it)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.