VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KËSHILLI FEDERAL MBLIDHET NË SHVYC
Mbledhja e tetë extra muros nga viti 2010, rast për të takuar autoritetet lokale dhe popullsinë

E Mërkurë, 04.16.2014, 03:43pm (GMT1)



Një ditë e bukur pranverore në Zvicrën tradicionale

Voal-online - Këshilli Federal është transferuar në Shvyc të mërkurën (sot) për mbledhjen e tij të tetë extra muros që nga viti 2010. Një mënyrë për të treguar lidhjet e tij me të gjitha rajonet e vendit.

Autoritet lokale kanë vënë në dispozicion të qeverisë vilën Ital Reding, e cila e ka marrë emrin nga firma që e ndërtoi atë më 1609. "Bukur!", ka thirrur presidenti i Konfederatës Didier Burkhalter, i cili ka thënë se ndihet i lumtur që ndodhet në një prej kantoneve themeluese të shtetit dhe që mund të takohet me popullsinë. "Janë gjithmonë çaste të veçanta," ka pohuar. "Është e vërtetë - ka shtuar pastaj - që Shvyci është numri dy i
"˜Neinsager' (atyre që thonë gjithmonë jo në votime), por jo për këtë arsye banorët janë njerëz të mbyllur."

Daljet e mëparshme të Ekzekutivit kanë qenë në Tiçino e Jura më 2010, Uri, Valé e Bazelin Qytet më 2011, Shafhauzën në 2012 e Vo vitin e shkruar. SDA/ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.