VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AVIONËT GRIPEN - SRF AKUZOHET PËR NJËANSHMËRI
U dhanë nja dhjetë reklama pas një emisioni të mërkurën e shkuar, prandaj Ueli Maurer akuzon për tendenciozitet

E Premte, 04.18.2014, 04:46pm (GMT1)




Voal-online.ch - Nja dhjetë reklama janë transmetuar në televizionin zviceran gjermanishtfolës SRF, pas emisionit "Rundschau", dhënë të mërkurën e shkuar, me temën e avionëve ushtarakë Gripen. Këto protesta tani i merr në shqyrtim Achille Casanova, ombudsman i SSR SRG.

Sipas akuzave, këto reklama kanë qenë një propagandë e mirëfilltë kundër mjeteve ajrore, për blerjen e të cilëve populli do të thirret të votojë më 18 maj.

I ftuar në emision, ministri i Mbrojtjes Ueli Maurer ka përjashtuar me forcë një krahasim midis forcave ajrore të Austrisë - të pajisura me 15 avionë Eurofighter - e atyre të Zvicrës, numerikisht superiore.

"Më duket e gjitha relativisht tendencioze," ka thënë këshilltari federal. Redaksia është mbrojtur, duke shpjeguar se ka përmendur Austrinë si një vend fqinj joanëtar i NATO-s e ngaqë ekspertët e sigurisë e kanë krahasuar me Zvicrën. SDA/ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.