VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Bernë: Ariu Finn është pak më mirë -

E Hënë, 11.23.2009, 07:22pm (GMT1)


Voal-online - Është përmirësuar lehtësisht gjendja e Finn-it, ariut të parkut të Bernës që mbeti të shtunën rëndë i plagosur nga një plumb i policit në ndihmë për të shpëtuar djaloshin 25 vjeçar, me të meta mendore. Përsa i përket gjendjes të këtij të fundit pas goditjes që pati në kokë prej kafshës, nuk ka të reja, veç faktit që jeta e tij nuk është në rrezik.

Ariu është pak më mirë, ka thënë sot drejtori i parkut Bernd Schildger. Janë duke e mjekur me antibiotikë të fortë për të luftuar çdo infeksion të mundshëm dhe qetësues të fuqishëm kundër dhimbjeve, por jeta e tij vazhdon të mbetet nën rrezik dhe duhet të presim deri nesër për të thënë nëse do t'ja dalë apo jo, ka shtuar drejtori i parkut.

 Përsa i përket pyetjes se çfarë e ka shtyrë djaloshin e sëmurë që të hidhet në guvën e arinjve, nuk dihet asgjë. Deri më tani nuk është bërë e mundur pyetja e djaloshit, ka shpjeguar zëdhënësi i policisë kantonale berneze Franz Märki, duke shtuar se djaloshi do të pyetet në ditët që vijnë.


 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.