VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MONTEKARLO - FEDERER MUND GJOKOVIÇIN DHE NDESHET ME WAWRINKËN NË FINALE

E Djelë, 04.20.2014, 02:54pm (GMT1)



Voal-online - Turneu i Monte Karlos do të ketë një fitues helvetik. Roger Federer (ATP 4) do të ndeshet në finale me Stanislas Wawrinkan (3) pasi ka eliminuar Novak Djokovicin (2) me 7-5 6-2 pas 75 minutash lojë. Bazelasi është imponuar falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme në setin e parë dhe me një gjakftohtësi të manifestuar në setin e dytë, kur serbi po ankohej për dhimbje në krahun e djathtë.

Në fakt është hera e dytë që finalja ATP do të jetë ekskluzivisht zvicernae: e para ishte në Marsejë në vitin 2000, kur "plakushi" Rosset mundi djaloshin Federer, në finalen e tij të parë.SDA/ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.