VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TRANSPORTET PUBLIKE GJITHNJË E MË TË SIGURTA - KA RËNË NDJESHËM NUMRI I VIKTIMAVE NË AKSIDENTE NGA MJETET PUBLIKE

E Mërkurë, 04.23.2014, 10:11am (GMT1)



Voal-online.ch - Vitin e shkuar tridhjetë veta kanë humbur jetën në aksidente ku ishin ndërlikuar transportet publike, shtatë më pak se më 2012. Nurmi i aksidenteve konfirmon prirjen e një kohe të gjatë, sipas së cilës dakadat e fundit niveli i sigurisë i transporteve publike është shtuar shumë.

Sipas një raportit të Zyrës Federale të Transporteve Publike, standardi është dëshmuar në fakt më i mirë se ai i mjeteve të tjera të qarkullimit. Asnjë udhëtar nuk ka mbetur viktimë e gabimit të drejtpërdrejtë të një mjeti të transportit publik.

Mes viktimave figuron një grua që ka rënë nga një teleferik dhe një punonjës i një ndermarrje transporti. Në rastet e tjera gjithnjë viktimat kanë qenë persona që kanë dashur t'i përshkojnë binarët pavarësisht se është e ndaluar ose shoferë apo ciklistë që janë përplasur me mjetet publike. SDA/ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.