VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS - DEGA NË ZVICËR, MË 3 MAJ, ME RASTIN E 24 VJETORIT TË THEMELIMIT TË SAJ, ORGANIZON MANIFESTIM SOLEMN

E Premte, 04.25.2014, 08:31am (GMT1)


Të nderuar anëtarë dhe simpatizues të LDK-së;
Të nderuar Bashkatdhetarë;

Lidhja Demokratike e Kosovës, lëvizje kjo e cila 24 vite më parë, u themelua nga intelektualët, patriotët dhe atdhetarët kosovarë, të cilët në krye të tyre kishin akademikun dhe kryevizionarin e zgjidhjes së çështjes kombëtare Presidentin, Dr. Ibrahim RUGOVA, në kuadër të shënimit të këti përvjetori, Dega e LDK-së në Zvicër dhe nëndegët e saj të bindur se me Lidhjen Demokratike të Kosovës, vendin tonë e presin ditë shumë më të mira në të ardhmen e shkurtër, ju ftojmë që të na nderoni me pjesmarrjen T`uaj në këtë manifestim rasti.
Tradita vazhdon!

Kremtimi mbahet: Të shtunën, më 03 maj 2014 Fillon: Në ora 19.00
Adresa : Parktheater, Lindenstrasse 41 2540 Grenchen /SO
Kremtimin do të nderojnë me prezencën e tyre, Kryetari i LDK-së z. Isa Mustafa me bashkëpunëtor, Mysafirë nga degët e LDK-së në Europë dhe mysafirë të tjerë.

Me nderime dhe rrespekt,

Këshilli organizues i Degës së LDK-së në Zvicër

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.