VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Ariu Finn është më mirë - Kafsha ka filluar të hajë dhe të lëvizë

E Martë, 11.24.2009, 04:37pm (GMT1)


Voal-online - Ariu Finn i cili të shtunën sulmoi në Parkun e Arinjve djaloshin 25 vjeçar, ka të dhëna të mira për të menduar se e ka kaluar rrezikun. Këtë e kanë bërë të ditur personat përgjegjës në parkun e kryeqytetit sipas të cilëve "ariu Finn ka kaluar një natë të qetë, ka ngrënë me oreks dhe ka lëvizur me më pak vështirësi se dje, ndërkohë që vazhdon të kurohet me antibiotikë dhe qetësues të fuqishëm kundër dhimbjeve, duke shtuar se "nuk përjashtohet mundësia se ditët në vijim mund t'i nënështrohet edhe një ndërhyrje kirurgjikale ".

Siç dihet të shtunë, një i ri me probleme mendore hyri në guvën e arinjve, ku edhe u sulmua prej ariut Finn. Ndërkaq për ta larguar ariun, një polic u detyrua që ta qëllojë me disa të shtëna të pistoletës, një plumb prej së cilës e kishte plagosur rëndë ariun.

Ende nuk kemi asnjë lajm të ri për shëndetin e djaloshit, i cili vazhdon që të jetë i shtruar në spital me plagë të rënda në këmbë dhe kokë. Policia nga ana e saj është duke mbledhur fakte për të qartësuar dhe hedhur dritë të plotë në ngjarjen.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.