EVROPIANI U17 - PESË SHQIPTARË NË FORMACIONIN E ZVICRËS
E Djelë, 04.27.2014, 07:51am (GMT+1)
ALBIAN AJETI Pesë futbollistë shqiptarë do të jenë pjesë e përfaqësueses U-17 të Zvicrës, për Kampionatin Evropian që mbahet në Maltë nga 9 deri më 21 maj. Ky fakt është bërë i ditur Federata e Futbollit e Zvicrës.
Për Zvicrën në evropian do të paraqiten Albian Ajeti (Bazel), Samir Bajrami (Grasshopper), Arxhend Cani (Bazel), Mirlind Kryeziu (Zyrih), Alban Selmanaj (Bazel).
Zvicra bën pjesë në Grupin B së bashku me Gjermaninë, Portugalinë e Skocinë.
www.voal-online.ch
|