VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BOTIMPEX NË PANAIRIN E LIBRIT E TË SHTYPIT TË GJENEVËS

E Hënë, 04.28.2014, 06:31am (GMT1)



Nga data 30 prill deri me 4 maj 2014, në sallonin e ekspozitave PALEXPO të Gjenevës,  mbahet  Panairi  i  Librit  dhe  i  Shtypit.  Në  këtë  panair,  nga Shqipëria,  do  të  marrë  pjesë  me  stende  Botimpex,  agjenci  e  njohur  e eksport­importit te botimeve.

Botimpex  do  të  eksozojë  libra  të  ndrysëm,  letrarë,  historikë,  gjuhësorë, kulturorë,  fjalorë  e  metoda  të  mësimit  të  gjuhëve,  libra  për  fëmije,  libra njohës për Shqipërinë, libra shkollorë, etj nga shtëpi botuese të shumta. Ata janë  përgjithësisht  libra  te  rinj  e  të  pëlqyer,  të  autorëve    nga  Shqipëria, Kosova,  trevat  e  tjera  shqiptare  dhe  bota,  si  të  Ismail  Kadaresë,  Dritëro Agollit, Kristo  Frashërit, Arben Putos,  Rexhep  Qoses, Vedat Kokonës,  Zef Simonit, Mehdi Frashërit, Ilir Ikonomit, Blendi Fevziut, Elida Buçpapajt, Ferit Lamajt,  Adelina  Mamaqit,  Gaqo  Bushakës,  Uran  Butkës,  Bajram  Sefës, Arben Ahmetajt, Alfred Papuçiut, Besa Myftiut, Alain Golay, Garsia Markesit etj.

Ka  mjaft  arsye  për  të  vizituar  stendën  e Botimpex :  do  gjeni  atje  libra  për vete,fëmijët  dhe  miqtë  tuaj,do  kini  mundësi  të  vendosni  kontakte  për  të pasuruar bibliotekat tuaja me libra në vijimësi, do mund të merrni informacion për gjera që u interesojnë nga fusha e botimeve,... Ne jemi të sigurtë se librat që  do  të  ekpozohen  do  të  justifikojnë  interesimin  tuaj,  do  u  përgjigjen nevojave  tuaja  dhe  do  t  u  vinë  për  shtat  shijeve  tuaja  dhe  qytetarëve  jo shqipfolës .  Ndaj  u  ftojmë  ta  vizitoni  panairin  dhe  të  gëzoni  sa  të  jetë  e mundur atmosferën festive që krijon libri.

Stenda e Botimpex do të jetë në rreshtin E 531.

Ju urojmë vizitë të këndëshme.

Drejtori i Botimpex

Edvin Bega
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.