VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

1 MAJI - NJË FESTË NË SHENJËN E PAGËS MINIMIALE TË GARANTUAR, NË ZYRIH MANIFESTUAN 14 000 VETA
Levrat, PS - T'i mbrojmë arritjet sociale; Ambrosetti, UNIA - Padronët përhapin një klimë paniku

E Enjte, 05.01.2014, 02:36pm (GMT1)




Christian Levrat në Zyrih

Voal-online. ch - Përgjegjësi tiçinas i sindikatës UNIA Renzo Ambrosetti, në fjalën e tij të Një Majit në Friburg, ka pohuar se argumenti më i keq i përdorur kundër futjes së pagës minimale të garantuar, për të ciln populli është thirrur të votojë më 18 maj, është se punëtorët do të humbasin përkushtimin e tyre ndaj punës. "Krijohet panevojshëm një klimë paniku," ka deklaruar.

Në Zyrih presidenti i Partisë Socialiste, Christian Levrat, ka thënë se "duhet ndërkaq të mbrojmë ato që prej kohësh i kemi konsideruar si arritje sociale dhe trashëgimi të Iluminizmit".

Këshilltarja federale Simonetta Sommaruga ka vizituar fabrikën e pajissjeve shtëpiake Fraisa SA në Bellach të Soloturnit. Ka këmbëngulur mbi rëndësinë e formimit bazë dhe të vazhdueshëm profesional.

Nga ana e saj në fjalimin e mbajtur në Olten, presidentja e Sindikatës Zvicerane të Shërbimeve Publike Katharina Prelicz-Huber i ka ftuar votuesit të thonë "po" në referendumin e 18 majit. SDA/ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.