VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Një muzeum për Çarli Çaplinin


E Enjte, 11.26.2009, 09:15am (GMT1)

 

 

 

Voal-online -Charlie Caplin do të ketë muzeun e tij përkujtimor. Muzeu «Chaplin's World» (Bota e Çaplinit) parashikohet të hapet në vitin 2012 in Corsier-sur-Vevey (Vaud). Planet e hollësishme për këtë projekt të ndërmarrë më 2002 tashmë janë bërë të ditura.

 

 

Muzeumi «Chaplin's World» do të hapet brenda tri vjetësh.

 

Plani i investimeve e shikon rinovimin e shtëpisë ku Chaplin ka jetuar në Manoir-de-Ban si hapësirë për ekspozimin e jetës së artistit të shquar. Në oborrin e ndërtesës do të jenë një sportel biletash dhe një restorant.

 

Në një ndërtesë të re do të jepen veprat kinematografike të Chaplinit. Këto dhe hollësi të tjera i bëri të ditura për mediatt Yves Meylan, një nga iniciatorët e Muzeumit.

 

Shpenzimet do të jenë rreth 50 milionë franga. Projekti do të sponsorizohet nga Nestlé Suisse. Kjo është me "përgjegjësi dhe delikate," ka thënë për mediat shefi i Nestlé Suisse Roland Décorvet.  (http://nachrichten.ch.msn.com)            

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.