VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHQIPTARJA LETËR MINISTRIT ZVICERAN PËR PENSIONET NË KOSOVË

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 04:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
SHQIPTARJA LETËR MINISTRIT ZVICERAN PËR PENSIONET NË KOSOVË

E Djelë, 05.04.2014, 07:50am (GMT+1)



BERNA - Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të 1 majit, një shqiptare i ka dorëzuar një letër ministrit zviceran, Alain Berset, ku paraqiste mes të tjerash shqetësimin në lidhe me pensionet në Kosovë. Në letër paraqiten ankesat e komunitetit shqiptar të Kosovës lidhur me ndërprerjen e marrëveshjes sociale me Kosovën nga ana e Qeverisë së Zvicrës.

Në manifestimin e 1 majit që është mbajtur në Thun (Kantoni i Bernës), mysafiri më i lartë ka qenë ministri Alain Berset. Përveç fjalës së tij zyrtare ku ai ka përmendur drejtësinë sociale, pagën minimale dhe preokupime të tjera aktuale, ajo që ka rënë në sy me këtë rast ka qenë dorëzimi i një letre nga një vajzë e re shqiptare dhe leximi i saj.

Bëhet fjalë për ankesat në emrin e komunitetit shqiptar të Kosovës lidhur me ndërprerjen e marrëveshjes sociale me Kosovën nga ana e qeverisë së Zvicrës. Siç dihet, katër vite më parë Zvicra ka ndërprerë njëanshëm marrëveshjen e përmendur dhe në këtë mënyrë një numër kosovarësh që kanë punuar në Zvicër dhe janë kthyer të jetojnë në Kosovë, kanë mbetur pa pensione. Ministri Berset e ka pranuar letrën dhe ka ndërruar disa fjalë me vajzën e përmendur.

Është fjala për Blerta Nezirin, letrën e së cilës e kane nënshkruar edhe të gjithë anëtarët e shoqërisë "Atdheu" të Thunit, të cilët pak para kësaj kishin shfaqur program në skenën e improvizuar.

Ja se çfarë shkruan në këtë letër:

"I dashur ministër Alain Berset. Na vjen mirë që jeni këtu me ne. Shpresojmë se ju ka pëlqyer vallja. Ne jemi të lindur në Zvicër dhe këtu e ndjekim shkollimin. Ne po ashtu jemi të lumtur që jetojmë në Zvicër. Gjyshërit tanë kanë punuar për këtë Zvicër. Prindërit tanë punojnë sot dhe në të ardhmen do të punojmë edhe ne. Vetëm së bashku mund ta çojmë Zvicrën përpara.

Ne e kemi këtu një letër për ju me një lutje:
Edhe përkundër faktit se gjyshërit dhe prindërit tanë kanë punuar këtu dhe kanë paguar kontributet për AHV dhe IV (pensione të moshës dhe të trashëgimisë si dhe pensione të invaliditetit), ata, në pleqëri dhe në kushte invaliditeti po përballen me shumë vështirësi. Ja përse është kështu. Para katër vitesh Qeveria Federale pati vendosur të mos e vazhdojë marrëveshjen për sigurimet sociale me shtetin e ri, Kosovën. Kjo sjell me vete shumë pasoja të rënda për personat e goditur. Ne në letër kemi përmendur disa shembuj.

Ja njëri prej tyre: Një baba vdes në një aksident pune. E veja dhe fëmijët ende të mitur kane leje qëndrimi. Pasi që pensioni është tepër i vogël, atyre nuk u vazhdohet qëndrimi dhe detyrohen të lëshojnë Zvicrën. Dhe tash kur ata janë jashtë Zvicrës, nuk u jepet pensioni për faktin se jetojnë në Kosovë. Kjo është çnjerëzore dhe jo korrekte. Ju lusim që ta lexoni letrën personalisht dhe pastaj të veproni. Jepjani një fund këtij diskriminimi", ka shkruar ajo në letër.bw
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJERMANIA DHE ZVICRA BISEDOJNË PËR UKRAINËN (05.02.2014)
1 MAJI - NJË FESTË NË SHENJËN E PAGËS MINIMIALE TË GARANTUAR, NË ZYRIH MANIFESTUAN 14 000 VETALevrat, PS - T'i mbrojmë arritjet sociale; Ambrosetti, UNIA - Padronët përhapin një klimë paniku (05.01.2014)
BOTIMPEX NË PANAIRIN E LIBRIT E TË SHTYPIT TË GJENEVËS (04.28.2014)
EVROPIANI U17 - PESË SHQIPTARË NË FORMACIONIN E ZVICRËS (04.27.2014)
LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS - DEGA NË ZVICËR, MË 3 MAJ, ME RASTIN E 24 VJETORIT TË THEMELIMIT TË SAJ, ORGANIZON MANIFESTIM SOLEMN (04.25.2014)
NISHANI TAKON PRESIDENTIN E ZVICRËS BURKHALTER - ZVICRA NDIHMË SHQIPËRISË PËR STANDARDET E KËRKUARA (04.25.2014)
TRANSPORTET PUBLIKE GJITHNJË E MË TË SIGURTA - KA RËNË NDJESHËM NUMRI I VIKTIMAVE NË AKSIDENTE NGA MJETET PUBLIKE (04.23.2014)
WAWRINKA TRIUMFON NË MONTE KARLO (04.20.2014)
MONTEKARLO - FEDERER MUND GJOKOVIÇIN DHE NDESHET ME WAWRINKËN NË FINALE (04.20.2014)
AVIONËT GRIPEN - SRF AKUZOHET PËR NJËANSHMËRIU dhanë nja dhjetë reklama pas një emisioni të mërkurën e shkuar, prandaj Ueli Maurer akuzon për tendenciozitet (04.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]