VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DIDIER BURKHALTER NË MOSKË - KËRKON DIALOG PËR T'I DHËNË FUND DHUNËS

E Mërkurë, 05.07.2014, 05:04pm (GMT1)


Presidenti i Zvicrës Didier Burkhalter njëherëzi kryeuesi aktual i OSBE-së, e ka theksuar sot rëndësinë e nisjes së dialogu me qëllim që ti jipet fund gjakderdhjes në Ukrainë.

Këtë e ka theksuar Bhurkalter gjatë takimit që e ka zhvilluar me presidentin rus Vladimit Putin.

Burkhalter ka arritur sot në Moskë.

Burkhalter e Putin kanë dhënë komente para se të hyjnë në një takim tjetër të përbashkët.

Putin ka theksuar se është i përgatitur që të diskutoj me qëllim që të dilet nga kriza në Ukrainë.

"Unë e di që ju i keni propozimet tuaja për të dalë nga kriza por edhe qëndrimi ynë është i njohur", i ka thënë Putini kryesuesit të OSBE-së.

Vizita e Bhurkalter në Ukrainë vjen në kohën kur është shtuar dhuna në Ukrainë. rel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.