VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RICIKLIMI I PARAVE - RASTET JANË PAKËSUAR, SHUMAT JANË RRITUR

E Enjte, 05.08.2014, 09:42am (GMT1)


Voal-online.ch - Numri i denoncimeve për riciklimin e parave është pakësuar vitin e kaluar në Zvicër, por vlera totale e pasurive të dyshuara ka mbetur rreth tre miliardë franga.

Në vitin 2013 në Zyrën e Komunikimeve në Fushën e Riciklimit të Parave (MROS) janë bërë të ditura 1411 raste të dyshuara, 174 më pak në krahasim me vitin e mëparshëm. Rënia, thuhet në komunikatë, është e lidhur me mungesën e ngjarjeve politike me rëndësi, pas viteve të shüanuara nga "Pranvera arabe".

Pakësimi i denoncimeve nuk ka shumë të bëjë me sasinë e parave, të cilat janë 3 miliardë, kundrejt 3,16 të vitit të mëparshëm. Të gjitha rastet e dyshuara të riciklimit, lexohet më tej në rezultatet vjetore, kanë qenë paraprirë nga një dhunim i ligjeve i kryer jashtë vendit. Në shtim të ndjeshëm transaksionet informatike të vjedhura dhe numri i denoncimeve lidhur me financimet ndaj terrorizmit. SDA/ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.