VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - U HAP NË BASEL EKSPOZITA „BESA“ – PREJ 8 – 22 MAJ -  "BESA" KODI SHPIRTËROR I SHQIPTARËVE SHPËTOI JETËN E MIJRA HEBREJVE

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 11:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
U HAP NË BASEL EKSPOZITA „BESA“ – PREJ 8 – 22 MAJ -  "BESA" KODI SHPIRTËROR I SHQIPTARËVE SHPËTOI JETËN E MIJRA HEBREJVE
E Premte, 05.09.2014, 06:35am (GMT+1)

SOT E DJELË 11 MAJ 2015 NË ORËN 16:00 ZONJA JOANNA NEUMANN NJË E MBIJETUAR E HOLOKAUSTIT NË BASHKËBISEDIM ME TË PRANISHMIT

Zonja Neumann është një nga të mbijetuarat e Holokaustit, e cila u ndihmua nga një familje shqiptare për ti shpëtuar terrorit nazist. Aktualisht zonja Neumann është punonjëse në Muzeun e Holokaustit, duke u shndërruar në këtë mënyrë në një ambasadore të promovimit të  imazhit të Shqipërisë dhe të virtyteve të çmuara të shqiptarëve, besës dhe mikpritjes, të cilat u shpëtuan jetën rreth 2000 hebrenjve që u strehuan dhe u mbrojtën nga shumë familje të thjeshta shqiptare, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në trojet shqiptare në rajon. Për këtë arsye ajo do të jetë sot në Bazel. Ishte edhe ditën kur u bë inagurimi dhe tha diçka të jashtëzakonshme se "moralin" bota e ka mësuar prej shqiptarëve.






U hap dje  më 8 maj në qendrën kulturore Union, Bazel, në orën 19.30 ekspozita "Besa". Hapja e ekspozitës është njëherësh hyrje në një seri aktivitetesh në lidhje me rolin e kodit të Besës Shqiptare në shpëtimin e mijëra hebrenjve nga përndjekjet dhe vrasja.

Ekspozita dhe aktivitetet tjera shoqëruese janë përgatitur nga një këshill i përbërë nga organizata hebrenje, shqiptare dhe zvicerane.

Në mbrëmjen e parë, publikun e përshëndeti Guy Rueff, kryetar i Bashkësisë Hebreje.

Përshëndeti edhe Arik Rav-On, drejtor për vendet gjermanishtfolëse në muzeun e Holokaustit, "Yad Vashem".

Një pikë e rëndësi në këtë mbrëmje ishte evokimi i kujtimeve të zonjës Johanna Neumann (e lindur në vitin 1930), e cila kishte ikur pas "Natës së kristaleve" në vitin 1938 nga Gjermania dhe kishte shpëtuar së bashku me familjen në Shqipëri.

Gjatë kohës së qëndrimit hapur të ekspozitës do të zhvillohen edhe aktivitete të ndryshme. Të dielën, më 11 maj, duke filluar nga ora 11 mbahet "Matinee "Besa-The Promise", një prezantim filmi, i pasuar nga një bashkëbisedim me të mbijetuarën e Holokaustit, zonjën Neumann.

Më 19 maj, e hënë, duke filluar nga ora 19.00 mbahet podiumi "Diaspora: përvojat shqiptare dhe hebreje", në Universitetin e Bazelit (Hörsaal 118).

Në këtë podium marrin pjesë: Prof. Dr. Alfred Bodenheimer, studiues i gjermanistikës dhe historisë si dhe i talmudit, në Nju Jork dhe në Izrael. Ai  ligjëron edhe në Uniersitet e Bazelit, në Qendrë e studimeve hebrenje; PD Dr. Samuel M. Behloul, studiues i teologjisë, filozofisë, arabistikës dhe shkencave islame në Lucern dhe në Berlin etj. ; Hamit Zeqiri, (shkencat sociale) kryetar i Konferencës së Qendrave për Integrim, udhheqës i Qendrës profesionale për Integrim në Kantonin Schwyz, docent i jashtëm në shkolla të ndryshme dhe institute sociale. Moderimin do ta bëjë Leila Feit, drejtuese e Fondacionit kundër Racizmit dhe antisemitizmit GRA, deputete në Parlamentin e Kantonit të Zyrihut.

Të martën, më 20 maj, me fillim në orën 18.15 mbahet tryeza "Besa si urë në mes nesh: një punëtori dhe pikëtakimi mes shqiptarëve, hebrenjve dhe myslimanëve".

Më poshtë orari kur mund të vizitohet ekspozita "Besa" në Bazel:

E premte, 09.05.: 8.00-13.00
E shtunë, 10.05.: 11.00-19.00
E dielë, 11.05.: 11.00-19.00
E hënë, 12.05.: 8.00-19.00
E martë, 13.05.: 8.00-13.00 / 17.00-20.00
E mërkurë, 14.05.: 8.00-13.00 / 17.00-20.00
E enjte, 15.05.: 8.00-13.00 / 17.00-19.00
E premte, 16.05.: 8.00-17.30
E shtunë, 17.05.: 11.00-19.00
E dielë, 18.05.: 11.00-19.00
E hënë, 19.05.: 8.00-20.00

Më hollësisht rreth aktiviteteve të ekspozitës në: www.besa-expo.ch/

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RICIKLIMI I PARAVE - RASTET JANË PAKËSUAR, SHUMAT JANË RRITUR (05.08.2014)
DIDIER BURKHALTER NË MOSKË - KËRKON DIALOG PËR T'I DHËNË FUND DHUNËS (05.07.2014)
ROGER FEDERER - PËRSËRI BINJAKË, TASHMË DJEMKanë lindur Leo e Lenny, në vitin 2009 lindën Myla e Charlene (05.07.2014)
Fotoreportazh nga manifestimi i 24 vjetorit të themelimit të degës së LDK-së në ZvicërDONIKA GËRVALLA - 'KOSOVA GJENDET NË NJË UDHËKRYQ TË MADH' (05.05.2014)
SHQIPTARJA LETËR MINISTRIT ZVICERAN PËR PENSIONET NË KOSOVË (05.04.2014)
GJERMANIA DHE ZVICRA BISEDOJNË PËR UKRAINËN (05.02.2014)
1 MAJI - NJË FESTË NË SHENJËN E PAGËS MINIMIALE TË GARANTUAR, NË ZYRIH MANIFESTUAN 14 000 VETALevrat, PS - T'i mbrojmë arritjet sociale; Ambrosetti, UNIA - Padronët përhapin një klimë paniku (05.01.2014)
BOTIMPEX NË PANAIRIN E LIBRIT E TË SHTYPIT TË GJENEVËS (04.28.2014)
EVROPIANI U17 - PESË SHQIPTARË NË FORMACIONIN E ZVICRËS (04.27.2014)
LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS - DEGA NË ZVICËR, MË 3 MAJ, ME RASTIN E 24 VJETORIT TË THEMELIMIT TË SAJ, ORGANIZON MANIFESTIM SOLEMN (04.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]